Vivo S9 do të vijë me kamerë për Selfie me 44 megapiksel

Mobile

Vivo S9 do të vijë me kamerë për Selfie me 44 megapiksel

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Kohët e fundit kemi dëgjuar se modeli i ri i telefonit, Vivo S9 do të lansohet në 3 mars dhe tani online janë shfaqur disa detaje më shumë në lidhje me pajisjen.

Vivo ka zbuluar se pajisja do të vijë me një kamerë me 44 megapiksel në pjesën e përparme për Selfie dhe thirrjet video.

Pajisja thuhet se do të vijë me një procesor Dimensity 1100 dhe pritet të vijë me 8 GB ose 12 GB RAM dhe një hapësirë ruajtëse prej 128 GB ose 256 GB.

Specifikat e tjera do të përfshijnë një ekran me 6.44 inç AMOLED me një shpejtësi rifreskimi 90Hz, plus një rezolucion të plotë HD.

Do të vijë gjithashtu me një bateri 4000 mAh dhe mbushës të shpejtë 33W.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat