Për herë të parë Oppo udhëheq tregun kinez me smartphone, lë mbrapa Huawei-n

Mobile

Për herë të parë Oppo udhëheq tregun kinez me smartphone, lë mbrapa Huawei-n

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:55
Oppo

Oppo është bërë marka më e shitur e smartphone-ve në Kinë, sipas shifrave nga Counterpoint Research. Raporti i Counterpoint thotë se Oppo arriti të kapte 21 përqind të tregut më të madh në botë të smartfonëve në Janar, përpara Vivo dhe Huawei, ku të dyja së bashku arritën 20 përqind. Apple dhe Xiaomi me 16 përqind secila.

Shitjet e Oppo u rritën me 26 përqind nga viti në vit. Counterpoint thotë se seria e re Reno 5 pati një lansim të suksesshëm për shkak të ofrimit të specifikimeve më të mira me një çmim më të ulët se Reno 4 më parë.

Oppo duke fituar një pjesë të mirë të tregut, ka bërë që Huawei të pësojë humbje të mëdha. Counterpoint thotë se Huawei ka rritur fokusin e saj në tregun premium për shkak të mungesës së komponentëve të shkaktuar nga sanksionet e SHBA, kështu që shpërndarësit kinezë janë përqendruar në markat e tjera.

Këto shifra janë vetëm për një muaj, por Counterpoint pret që Huawei në treg të vazhdojë rënien e tij gjatë gjithë vitit 2021. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat