Fotografitë nuk janë dukur kurrë më parë kaq profesionale si me Galaxy S21 Ultra

Mobile

Fotografitë nuk janë dukur kurrë më parë kaq profesionale si me Galaxy S21 Ultra

Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Seria e telefonave inteligjentë Samsung Galaxy S njihet sigurisht si një lider në fushën e ekraneve dhe kamerave, ndaj telefoni inteligjent më i fundit Galaxy S21 Ultra ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve me aftësitë e tij  të reja mbresëlënëse. Ajo që e veçon telefonin inteligjent Galaxy S21 Ultra nga pjesa tjetër është sigurisht inteligjenca artificiale (AI) më e përparuar se ndonjëherë më parë, krahasuar me çdo telefon inteligjent Galaxy.

Samsung Galaxy S21 Ultra do t'ju ofrojë një mori funksionesh inovative profesionale, të papara të tilla si Portrait Mode, aftësitë e përmirësimit të imazhit AI dhe rezolucioni i cilësisë së filmimit 8K. Bashkë me kamerat mahnitëse të gjeneratës së ardhshme ju do të shkrepni foto sikur të ishin vepra arti dhe do të shndërroni videot tuaja në xhirime e filma të vërtetë Hollivudi.

Vijoni të lexoni atë që vjen më poshtë dhe zbuloni se si Galaxy S21 Ultra i ri, nga çdo moment i jetës tuaj të përditshme, do të tregojë një histori të veçantë.

Image

 

Selfie të pakonkurueshme

Duhet ta pranojmë, të gjithë duam të bëjmë një pafundësi selfie-sh përpara se të zgjedhim atë të duhurën. Fshirja e shpejtë e selfieve jo të bukura për ne është një gjë e së kaluarës me Galaxy S21 Ultra, pasi përdoruesit tani kanë një kamerë të përparme 40 MP dhe karakteristika të mundësuara nga inteligjenca artificiale që do t'ju tregojnë gjithmonë në formën tuaj më të mirë.

Optimizimi i selfieve tuaja në smartphone Galaxy S21 Ultra përbëhet nga dy hapa të thjeshtë, por të rëndësishëm. Së pari, kamera e përparme me UA identifikon fytyrat, segmenton detajet në foto dhe krijon përmirësime natyrore sa hap e mbyll sytë. Së dyti, AI thekson natyrshmërinë e tipareve të fytyrës si sytë, lëkura dhe flokët dhe krijon një ekuilibër që i përshtatet mjedisit ku ndodheni, për t’i bërë selfiet tuaja të duken krejtësisht të natyrshme dhe pa përshtypjen sikur e keni tepruar me editimin.

Video portrete

Nëse e ktheni kamerën në anën tjetër, në smartphone-t Samsung Galaxy S21 Ultra do të 'përshëndeteni ' nga katër kamera të nivelit të lartë, duke përfshirë një kamer ultra të gjerë 12 MP, një aparat fotografik me kënd të gjerë 108 MP dhe dy kamera telefoto 10 MP. Me këtë lloj arsenali dhe modalitetesh të përmirësuar Portret, portretet e përsosura janë të garantuara.

Ndryshe nga selfiet, ky opsion funksionon në pesë hapa, me AI që njeh dhe segmenton fytyrat dhe i ndan ato nga sfondi. Më pas krijohet një Hartë Matte, i cili duke përdorur UA, nxjerr në pah detajet në flokë dhe fytyrë, ndërsa njëkohësisht vlerëson thellësinë e kornizës, në mënyrë që secili portret të jetë i përsosur nga të gjitha kriteret.

Poezi në lëvizje

A ju pëlqen të regjistroni momentet tuaja të veçanta si relaksimi buzë detit dhe shijimi i dallgëve,  loja me kafshët shtëpiake ose argëtimi me miqtë? Tani me aftësinë për të xhiruar në rezolucion të shpejtë8K, ju mund ta ktheni jetën tuaj në një  film Hollywood, ku vetë ju dhe të dashurit tuaj jeni  personazhet kryesore.

Videot nuk kanë qenë kurrë kaq magjepsëse, por as skenat e qiellit të natës dhe yjeve që tani mund t'i arrish me të vërtetë me Zmadhim me Rezolucion Super deri në 100x. Nëse jeni një 'zog nate', qielli me yje sigurisht nuk do të jetë motivi juaj i vetëm fotografik. Me modalitetin e natës, ju mund të kapni ngjyra të gjalla pavarësisht se sa e errët është jashtë.

Nëse jeni të interesuar për më shumë, sigurohuni që të klikoni linkun për Galaxy S21 Ultra për të zbuluar detaje shtesë të kamerave të shkëlqyera që përfshin ky smartphone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat