Përveç modelit Pro, OnePlus sjell edhe modelin OnePlus 9R

Mobile

Përveç modelit Pro, OnePlus sjell edhe modelin OnePlus 9R

Më: 20 mars 2021 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Me sa duket OnePlus do të lansojë tre modele të reja të telefonave javën e ardhshme, përkatësisht OnePlus 9, OnePlus 9 Pro dhe tani CEO i kompanisë ka konfirmuar gjithashtu edhe modelin OnePlus 9R.

OnePlus 9R do të lansohet në Indi dhe duket se do të jetë një variant me rrjetin 5G, megjithëse nuk e dimë se çfarë ndryshimi në specifikime do të ketë ende.

Së bashku me OnePlus 9 dhe 9 Pro, ne jemi të lumtur që do të lansojmë edhe OnePlus 9R, ka thënë drejtuesi i kompanisë së famshme kineze.

Ne jemi të përqendruar në zgjerimin e ofertave të telefonave tanë për t’iu përgjigjur kërkesave të ndryshme të përdoruesve, dhe me OnePlus 9R do të ofrojmë një përvojë të fortë të modelit premium, i cili do të ketë njëçmim më të arritshëm, ka thënë Pete Lau.

OnePlus do t’i bëjë zyrtare të gjitha këto pajisje të reja në një ngjarje mediale që do të mbahet të martën, më23 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat