iPhone 13 thuhet se do të fillojë prodhimin në muajin maj

Mobile

iPhone 13 thuhet se do të fillojë prodhimin në muajin maj

Më: 7 prill 2021 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Gama e iPhone 13 e Apple pritet të nisë në shtator, dhe thuhet se pajisjet do të marrin një procesor të përditësuar, Apple A15.

Sipas një raporti të fundit thuhet se procesori i ri do të dalë në prodhim në muajin maj.

Lajmi vjen nga Digitimes të cilët kanë sugjeruar që Apple do të fillojë prodhimin e procesorit të tyre të ri A15 në fund të majit.

Ky procesor i ri do të ndërtohet në një version i përmirësuar 5nm i cili u përdor për procesorin A14 Bionic që është në pajisjet aktuale iPhone 12 dhe iPad Air.

Pajisjet e reja iPhone 13 do të marrin një numër tiparesh dhe funksionesh të tjera që do të përfshijnë kamera të reja dhe më shumë.

Gjithashtu modelet e reja pritet të marrin disa ndryshime të vogla në dizajn. Ne po presim që Apple të nisë tre modele të reja iPhone disa kohë në shtator 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat