Gionee lanson modelin e lirë M3

Mobile

Gionee lanson modelin e lirë M3

Më: 7 prill 2021 Në ora: 15:51
Gionee M3

Gionee ka lansuar një telefon të ri në Kinë, modelin Gionee M3 dhe pajisja vjen me një ekran me diagonalen prej 6.53 inç dhe rezolucion HD +.

Pajisja mundësohet nga procesori MediaTek P60 dhe vjen me një zgjedhje prej 6 GB ose 8 GB RAM, ka gjithashtu një zgjedhje të hapësirës ruajtëse mes 128 GB ose 256 GB.

Telefoni vjen me baterinë 5000 mAh dhe mbushësin e shpejtë 18W dhe do të jetë në dispozicion me mundësi zgjedhje prej katër ngjyrave.

Gionee M3 poashtu ofron një kamerë të përparme prej 8 megapikselë për Selfie dhe thirrjeve me video, ndërsa në pjesën e pasme të pajisjes ka kamerën kryesore me 16 megapikselë, një kamerë ultrawide me 5 megapiksel dhe një tjetër me thellësi makro me 2 megapiksel.

Telefoni do të shitet me pakicë për 137 dollarë, kjo është për modelin 6 GB, ndërsa modeli me 8 GB do të kushtojë 147 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat