Ristartojeni telefonin tuaj me Android tani – pastaj lexojeni këtu pse!

Mobile

Ristartojeni telefonin tuaj me Android tani – pastaj lexojeni këtu pse!

Më: 6 maj 2021 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Ndërsa kjo mund t’ju duket “e dyshimtë”, këshilla e thjeshtë është se fikja dhe ndezja e telefonit tuaj me Android çdo ditë, mund të sjellë përfitime të vërteta në mënyrën se si funksionon pajisja juaj.

Pra, nëse keni një pajisje Android, “ristartojeni” telefonin ose tabletën tuaj menjëherë.

Madje edhe nëse keni vërejtur se telefoni juaj papritmas fillon të ngadalësohet, kjo që mund t’ju ndihmojë.

Kjo pasi që disa prej aplikacioneve janë të dizajnuara në mënyrë që të mund të punojnë në mënyrë specifike me versionin e Android që po përdorni, madje edhe me markën e telefonit tuaj.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, ndërsa Google po punon shumë për të mbajtur aplikacionet të ekzekutuara në shumë versione, problemet mund të lindin kur aplikacioni nuk është azhurnuar për një kohë, por është ende në përdorim.

Kjo mund të çojë në “rrjedhje të memories”, të cilat ndodhin kur memoria nuk menaxhohet siç duhet.

Nëse aplikacioni që keni instaluar në pajisje shkakton një “rrjedhje memorie”, problemi nuk do të zgjidhet plotësisht nëse programi nuk hiqet ose instalohet një azhurnim.

Për fat të mirë, ju mund ta lehtësoni këtë duke ristartuar thjesht telefonin çdo ditë.

Kur telefoni Android ndizet dhe fiket përsëri, ai detyron gjithçka që bën në sfond të riniset.

Andaj, gjëja më e thjeshtë që mund të bëni për të ndihmuar që pajisja juaj të funksionojë mirë është ta “ristartoni” atë çdo ditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat