iPhone e parë me teknologjinë 5G të Apple vinë në 2023

Mobile

iPhone e parë me teknologjinë 5G të Apple vinë në 2023

Më: 10 maj 2021 Në ora: 16:09
iPhone

Blerja e biznesit të modemëve 5G të Intel nga Apple në 2019-ën, mund të japë frytet e saj të para në 2023 sipas analistit të njohur të kompanisë Ming-Chi Kuo.

iPhone e parë me teknologjinë 5G që bart emrin e Apple do të debutojnë në 2023 sipas parashikimive të tij dhe deri më sot kompania ka përdorur teknologjinë e Qualcomm.

Kujtojmë se Intel pati vështirësi në implementimin e modemëve 5G për pajisjet Apple dhe jo më kot do ti marrë kaq shumë kohë edhe Apple për të ndërtuar çipet e saj.

Aktualisht Apple përdor modemin Snapdragon X55 prodhuar nga Qualcomm për modelet iPhone 12 dhe do të përdorë modemët X60 dhe X65 në modelet e dy viteve të ardhme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat