A do ta vonojë pandemia edhe debutimin e iPhone 13?

Mobile

A do ta vonojë pandemia edhe debutimin e iPhone 13?

Më: 31 maj 2021 Në ora: 09:06
iPhone 13

Vitin e kaluar lansimi i serive iPhone 12 u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit e cila ndikoi në zinxhirit e prodhimit të produkteve Apple.

Edhe pse furnizuesit arritën të rifitonin një pjesë të kohës së humbur, evenimenti tradicional i shtatorit u shty për në tetor.

Këtë vit pritet të mos përsëritet i njëjti skenar dhe kjo sepse furnizuesit e Apple kanë arritur të kapërcejnë vështirësitë e hasura gjatë 2020-ës.

Samsung Display dhe LG Display, të cilët prodhojnë panelet OLED për seritë iPhone 13, janë një muaj përpara me afatet krahasuar me vitin e kaluar dhe iPhone 12.

Pavarësisht se është vetëm një komponent prej disave, është një tregues se furnizuesit e Apple janë në pozitat më të mira.

Raportohet se Samsung Display do të prodhojë 80 milionë panele OLED për iPhone 13 ndërsa LG Display vetëm 30 milionë prej tyre.

Të gjitha modelet e iPhone 13 do të kenë ekrane OLED, megjithatë pritet diferencë në cilësinë e tyre mes modeleve të rangut të ulët dhe atyre të larta.

Së fundi raporti është një tjetër konfirmim se iPhone 13 sjell ekrane me frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Të gjitha modelet aktuale kanë ekrane me frekuencë rifreskimi prej 60Hz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat