iPhone 6S gjashtë vjeçar i Apple merr iOS 15

Mobile

iPhone 6S gjashtë vjeçar i Apple merr iOS 15

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 14:33

iPhone 6S i Apple mbush gjashtë vjet në muajin shtator, i cili është një përjetësi për celularët, por për ata që e përdorin akoma, lajmi i mirë ka arritur.

Kur Apple lanson iOS 15 e saj këtë vjeshtë, ajo do të jetë në dispozicion edhe për iPhone 6S, si dhe për iPhone 6S Plus, gjenerata e parë e iPhone SE.

Kujtojmë, iPhone 5S ishte pesë vjeçar kur mori azhurnimin e fundit të iOS, ose iOS 12, por mbeti pa iOS 13, raporton theverge.

Sidoqoftë, duhet të theksohet se shumë nga tiparet e reja nuk do të jenë në përputhje me procesorin A9 Bionic që drejton iPhone 6S. Vizual Lookup, Tekst i Drejtpërdrejtë në rast të fotografive, modaliteti i portretit në FaceTime, tiparet e reja të Maps dhe të tjerët nuk do të jenë të disponueshëm për modelin 6S, pasi ato kërkojnë një pajisje me një procesor A12 Bionic që kanë modelet XS, XR dhe më të reja.

Ajo që mund të jetë problem është jetëgjatësia e baterisë. Veglat dhe të ngjashme janë më të vështira për t’u përdorur në një ekran 4.7 inç krahasuar me panelet standarde të sotme 6 inç dhe më të mëdha. Prandaj, mund të konkludohet se do të ketë disa çështje të pajtueshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat