Smartfoni i shumëpritur i Samsung përfundon në probleme

Mobile

Smartfoni i shumëpritur i Samsung përfundon në probleme

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:14
Samsung

Samsung ende ka folur asnjë fjalë për Galaxy S21 FE, dhe siduket smartfoni ka përfunduar në telashe. Sipas një raportimi të fundit Samsung është detyruar të ndalojë prodhimin e S21 FE pasi kishte mungesë komponentësh.

S21 FE është një prej smartfonëve më të pritur të kompanisë dhe përfaqëson alternativën me kosto të ulët të linjës flagship S21.

Arsyet e vërteta mbeten të paqarta. Sipas ETNews kompania kishte mungesë çipesh, konkretisht Snapdragon 888 që Samsung është detyruar ta dërgojë për Galaxy Z Fold 3 dhe Flip 2.

Fotot e para të publikuara të S21 FE tregojnë një smartfon shumë të ngjashëm me Galaxy S21. Një ekran 6.4-inç 120Hz AMOLED dhe tre kamera të pasme janë disa prej detajeve të zbuluara.

Galaxy S20 FE lançuar vitin e kaluar ishte një sukses masiv dhe shumë konsumatorë po presin modelin e ri këtë vit. Ndërsa Samsung nuk e ka anuluar modelin, prodhimi duket se ka ngelur në vend.

Galaxy S21 FE duhej të debutonte në Korrik ose fillim të muajit Gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat