Apple nën hetim në Gjermani

Mobile

Apple nën hetim në Gjermani

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:28
Apple

Apple është nën hetim nga autoritetet Gjermane të cilat kanë nisur një hetim nëse kompania ka pozicion monopol në treg.

Gjiganti i iPhone tha se ishte i hapur për dialog me autoritetet në lidhje me çdo shqetësim që ata mund të kenë parashtruar. Facebook, Amazon dhe Google janë përballur me hetime të ngjashme gjatë këtij viti në Gjermani.

Fokusi i këtij hetimi do të jetë dyqani i aplikacioneve App Store dhe nëse Apple ka krijuar një ekosistem që sillet rreth iPhone e shtrihet në disa tregje.

Sipas autoriteteve App Store mund të jetë përdorur për të influencuar aktivitetin e biznesit të palëve të treta. Në Qershor autoritetet Britanike gjithashtu kishin hapur hetime për duopol mes Apple dhe Google me dyqanet e tyre të aplikacioneve.

Apple tha se ekonomia e aplikacioneve të iOS mundësonte mëse 250 mijë vende pune në Gjermani. Autoritetet Gjermane kritikuan edhe komisionin 30% që merr kompania për blerjet brenda aplikacioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat