Krahasimi, sa është më i shpejtë iPhone 12 se iPhone i parë

Mobile

Krahasimi, sa është më i shpejtë iPhone 12 se iPhone i parë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 07:15
iPhone 12

iPhone është bërë pajisje jashtëzakonisht e fuqishme në 14 vitet e fundit me versionin më të ri që e bën të parin të duket sikur pajisje antike. Në një test të shpejtësisë, të bërë së fundmi, është bërë krahasimi i iPhone 12 me iPhonein e parë.

Përderisa një krahasim iPhone 12 me iPhonein origjinal duket i çuditshëm, Apple e përdor krahasimin me gjeneratën e parë rregullisht. Krahasimi i fundit që Apple bëri ishte në prezantimin e iPad Pro, kur kompania tha se po përdor setin e çipit 75 herë më të shpejtë se që ishte performanca e iPadit origjinal.

Por në një kontekst të ri, “PhoneBuff” ka bërë krahasim më të veçantë të iPhone 12 dhe iPhoneit origjinal.

iPhone 12 përmban setin impresiv A14 Bionich me gjashtë bërthama e shpejtësi 3.1GHz. Ai krahasohet me setin me një bërthamë me vetëm 412MHz. Krahasohen edhe 4GB RAM me 128MB.

Në test vërehet dallimi i jashtëzakonshëm që kanë pajisjet. iPhone 12 kryen disa funksione për vetëm një minutë. Për Të gjitha këto funksione iPhoneit të parë i duhen 2 minuta e gjysmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat