Në shpërndarjen e iPhoneve të rinj priten pengesa

Mobile

Në shpërndarjen e iPhoneve të rinj priten pengesa

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Mungesa e çipit mund të ndikojë gjithashtu në iPhone 13 dhe iPad mini të ri.

iPhone dhe iPad të rinj mund të kenë vështirësi për të ardhur deri në këtë vjeshtë. Kur rezultatet tremujore të Apple u shpallën të martën, CEO i Apple Tim Cook dhe CFO Luca Maestri paralajmëruan për probleme me furnizime me çipa.

Mungesa e çipave do të prek kryesisht iPhone dhe iPad.

Ndërmarrjet e shumta nga Microsoft në Tesla preken nga mungesa e çipave.

Në veçanti prodhuesit e veturave kanë vuajtur nga kjo kohët e fundit. Sipas vëzhguesve të tregut, telefonat inteligjentë mund të bëhen të pakët në vijim.

iPhone të rinj në shtator

Apple pritet të vijë me modele të reja të iPhone në shtator. iPadët e rinj, përfshirë një iPad mini të ridizajnuar, gjithashtu mund të prezantohen në vjeshtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat