Analistët shtojnë spekulimet për iPhone 13 pak para lansimit

Mobile

Analistët shtojnë spekulimet për iPhone 13 pak para lansimit

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:33
iPhone 13

Me ardhjen e stinës së vjeshtës mediumet e shumta botërore mbushen me spekulimet për versionin e ri të iPhonet. Kompania amerikane, Apple, sivjet pritet të lansojë versionin e ri të telefonit, iPhone 13.

Apple zakonisht i ka mbajtur konferencat e lansimit të telefonit në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Dhe me këtë në plan, analistët kanë nisur të shfaqin opinionet e tyre. Analisti Dan Ives ka thënë se koha e lansimit të iPhone 13 do të jetë java e tretë e shtatorit dhe se 35-45 për qind e iPhoneve të prodhuar sivjet do të jenë të gjeneratës së re. Ives po ashtu beson se Apple do të lëshojë në treg në mes 130 dhe 150 milionë pajisjesh në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Kur Apple raportoi për rezultatet fiskale të tremujorit që përfundon në korrik, kompania ka njoftuar se ka shitur iPhone në vlerë prej 39.6 milionë dollarësh për tre muaj. Kompania s’ka zbuluar shifrën e pajisjeve të shitura.

Ives pret që iPhone do të ketë teknologji të re të senzorëve në të gjithë modelet, dhe iPhone 13 do të ketë versionin e madh me 1 terabajt hapësirë të brendshme. Aktualisht versioni më i madh deri tash ka qenë ai me 512 gigabajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat