Informacioni i ri rreth Apple me siguri nuk do t’ju pëlqejë “adhuruesve” të iPhone

Mobile

Informacioni i ri rreth Apple me siguri nuk do t’ju pëlqejë “adhuruesve” të iPhone

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Me sa duket, Apple planifikon të rrisë çmimet e serisë së ardhshme të telefonave iPhone 13, si një mënyrë për të ruajtur fitimet për shkak të rritjes së kostos së prodhimit të çipave në TSMC.

Sipas njoftimeve, TSMC planifikon të rrisë çmimet e çipave, të cilat do të kenë ndikimin më të madh te klientët e mëdhenj, dhe një nga më të mëdhenjtë është Apple, shkruajnë mediat e huaja.

Nga janari i vitit të ardhshëm, çmimet e çipave të prodhuar në këtë kompani, bazuar në proceset teknologjike të vendosura mirë, pritet të rriten me rreth 20 për qind, për të cilat kompania tashmë ka njoftuar klientët e saj për atë vendim.

Kështu, për çipat e fundit (të përdorur për proceset e prodhimit më pak se 7 nm), çmimet do të rriten midis 3 dhe 10 për qind.

Apple, e cila blen rreth 20 për qind të prodhimit të përgjithshëm, mund të presë çmime më të larta me 3 deri në 5 për qind.

Kjo rritje përfundimisht do të “përhapet” tek klientët, të cilët do të duhet të shpenzojnë edhe më shumë për serinë e re të telefonave, shkruan faqja MacRumors.

Nga ana tjetër, Apple ndoshta do ta justifikojë këtë çmim më të lartë me përmirësime të reja, të rëndësishme të zbatuara në iPhone 13.

Domethënë, këto modele pritet të kenë funksione të dizajnuara për fotografët dhe kameramanët profesionistë, raporton PC Press.

Meqenëse prezantimi i telefonave të rinj ka shumë të ngjarë të bëhet brenda pak javësh, atëherë ne do ta dimë me siguri nëse ky informacion është i saktë dhe cilat do të jenë çmimet me pakicë të modelit të telefonit iPhone 13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat