Huawei Mate V, rival i Samsung Galaxy Z Flip 3

Mobile

Huawei Mate V, rival i Samsung Galaxy Z Flip 3

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

Seria e telefonave Mate X nga Huawei paraqet pajisjet palosëse që mund të përdoren edhe si tabletë, kurse kompania tani planifikon të prezantojë  modelin Mate V me një dizajn të ngjashëm me atë të rivalëve si Moto Razr dhe Samsung Galaxy Z Flip 3.

Huawei Mate V (shkronja V paraqet formën e pajisjes palosëse) e vë në funksion procesori Kirin 9000, dhe nuk është për t’u habitur se bëhet fjalë për procesorin më të fuqishëm dhe të shpejtë që u prodhuar nga HiSilicon.

Kompania Huawei do të mund të zbulonte disa detaje për telefonin e ri në ngjarjen që pritet të zhvillohet më 21 tetor, e ndoshta edhe zyrtarisht ta prezantojë.

Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se tani janë shfaqur informacionet e para për këtë telefon, ekzistojnë gjasa të mëdha që duhet të presim edhe gjatë për lansimin në treg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat