iPhone 14 pritet të vijë me një memorie deri në 2TB

Mobile

iPhone 14 pritet të vijë me një memorie deri në 2TB

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Ne jemi akoma rreth një vit larg nga seria iPhone 14, por thashethemet për iPhone-et e gjeneratës tjetër tashmë kanë filluar të qarkullojnë në internet, me atë të fundit që pretendon se Apple do të dyfishojë memorien maksimale në iPhone-t e vitit të ardhshëm.

Apple dyfishoi hapësirën maksimale të ruajtjes në iPhone 13 këtë vit, me modelet Pro dhe Pro Max që vijnë me 1TB.

Dhe nëse burimi është i saktë, ne do të shohim formacionin e iPhone 14 të vijë me 2TB memorie QLC, përcjell Telegrafi.

Burimi nuk përmend në mënyrë eksplicite asnjë model, por nëse Apple me të vërtetë planifikon të ofrojë hapësirë ruajtëse 2TB, me shumë mundësi do ta shohim në variantet Pro dhe Pro Max, me kapacitetin për pjesën tjetër që pritet të rritet nga 512 GB në 1TB.

Ndonëse nuk dihet pse Apple vendosi të rrisë më tej memorien maksimale në iPhone-t e vitit të ardhshëm, por spekulohet se veçoritë e reja të kamerës janë një arsye për rritjen e kapacitetit të memories.

Sidoqoftë, ne jemi disa muaj larg nga fillimi i formacioneve të sakta rreth iPhone 14 dhe planet mund të ndryshojnë gjithmonë para se të mbërrijë produkti përfundimtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat