LG V30 mund të ketë ekran rrëshqitës

Mobile

LG V30 mund të ketë ekran rrëshqitës

Më: 29 maj 2017 Në ora: 20:46
LG V30

Evan Blass për një kohë të gjatë konsiderohet njëri nga burimet më të sigurta nga bota e teknologjisë.

Në njërën nga postimet e fundit, ai ka vendosur renderin për të cilin thotë se tregon konceptin origjinal të telefonit V30.

Por, Blass ka thënë më pas se nuk është i sigurt nëse LG do të qëndrojë prapa këtij koncepti dhe se në fund mund të vendose për diçka tjetër. Sidoqoftë, renderi tregon se LG për një moment ka menduar edhe për ndërtimin e një ekrani rrëshqitës, i cili për herë të parë do të ishte i vendosur nga ana e epërme dhe jo nga ana e poshtme.

Derisa nuk është në përdorim, pjesa më e madhe e ekranit sekondar do të ishte i tërhequr në shtëpizë, ndërsa në një pjesë më të vogël do të shfaqen edhe më tej informacionet si moti, prognoza e motit dhe të tjera.

Se, për çfarë dizajni LG do të vendosë përfundimisht do të shohim më së voni në shtator, kur V30 pritet edhe zyrtarisht të prezantohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat