Asus ZenFone Live arrin në Evropë

Mobile

Asus ZenFone Live arrin në Evropë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 20:10
Asus ZenFone Live

Telefoni Asus ZenFone Live, i cili ishte prezantuar në kongresin e telefonave mobil në Barcelonë në shkurt, ka arritur edhe në tregun evropian.

Telefoni më herët gjatë këtij muaji ishte prezantuar në Indi. Por, duket se Asus nuk do të kufizojë Asus ZenFone Live vetëm në tregun në zhvillim.

Duke filluar nga kjo javë, përdoruesit mund ta blejnë edhe në Portugali me një çmim prej 170 eurosh, dhe së shpejti do të dalë në treg edhe në vendet tjetra.

Asus ZenFone Live vjen me ekran 5 inç HD dhe me kamerë të mirë për selfi, ndonëse posedon sistemin e vjetër operativ  Marshmallow.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat