BlackBerry KeyOne shitet menjëherë pas debutimit online!

Mobile

BlackBerry KeyOne shitet menjëherë pas debutimit online!

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 23:46
BlackBerry KeyOne

BlackBerry KeyOne u lansua nga TCL dje në SHBA dhe duket sikur modeli i ri i telefonit Blackberry është bërë shumë popullor, pasiqë është shitur tërësisht posa është shfaqur online.

KeyOne po shitej nga Amazon dhe Best Buy në internet dhe të dy dyqanet kanë shitur të gjitha sasisë që i kanë pasur në internet. TCL njoftoi se ata po punojnë për të bërë më shumë stok për shitësit.

Duket sikur BlackBerry KeyOne i ri është shumë më popullor sesa TCL kishte pritur, por ende nuk ka detaje se sa njësi të telefonit janë shitur.

KeyOne vjen me një ekran me 4.5 inç me një rezolucionin prej 1620 x 1080 pikselëve dhe gjithashtu përmban një procesor Snapdragon 635.

Specifikat e tjera në telefon përfshijnë 3GB RAM dhe 32GB hapësirë ruajtjeje dhe gjithashtu ka një port kartelash microSD për ruajtje shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat