Snapchat sjell në Evropë syzet Spectacles

Mobile

Snapchat sjell në Evropë syzet Spectacles

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 03:00
ilustrim

Snapchat Spectacles mbërritën në Evropë këtë të Premte kur dolën në shitje në Londër, Paris, Berlin, Barcelonë dhe Venecia për 129 Euro.

Është hera e parë që syze e rrjetit social të fotove dhe video që zhduken, që shiten jashtë Shteteve të Bashkuara. Spectacles janë produkti i parë harduerik i Snap.

Ato erdhën në një moment kur kompania ndryshoi emrin në Snap dhe teksa përgatitje të dilte në bursë.

E thënë ndryshe Spectacles janë syze me një video kamër të integruar e cila lidhet me Snapchat përmes Bluetooth ose Wi-Fi. Kamera e syzeve realizon video 10 sekondëshe në një kënd tejet të gjërë për të reflektuar syze.

Në Snapchat videot e kapura shfaqen në formatin e plotë kur përdoruesit mund ta rrotullojnë imazhin për të parë çdo gjë të kapur. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat