A ka policia të drejtë t’ua kërkojë shifrën për iPhone?

Mobile

A ka policia të drejtë t’ua kërkojë shifrën për iPhone?

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 15:31
Ilustrim

Nëse autoritetet në Florida ua kërkojnë fjalëkalimin, më mirë do të jetë për juve që t’ua jepni atë të saktin.

Cristopher Willer është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur vajzën e tij dhe besohet se në telefonin e tij fshihen fotografitë ku shihen lëndimet e saj. Por, kur policia ia kërkoi shifrën për telefon për të konfirmuar nëse kjo është e saktë, ai ua dha shifrën e gabuar.

Tash për shkak të shifrës së gabuar ai është dënuar me 6 muaj burgim.

Pyetja që i mundon amerikanët është nëse policia mund t’i detyrojë ata që të japin shifrën për telefon.

Besoni apo jo, as gjykatat amerikane nuk kanë përgjigje në këtë çështje, duke pasur parasysh se amendamenti i pestë mbron të drejtat e qytetarëve kur është në pyetje kjo çështje.

“Asnjë person nuk është e obliguar që të dëshmojë kundër vetes”, thuhet në ligj.

Josua Horovic, avokat i specializuar për çështje teknologjike, thotë se askush nuk ka përgjigje lidhur me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat