HTC më pak telefona në vitin 2018

Mobile

HTC më pak telefona në vitin 2018

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 14:07
HTC

Pavarësisht investimit të madh, telefonat e kompanisë HTC nuk marrin të njëjtin nivel vëmendjeje si ata të Apple apo Samsung.

Gjatë disa viteve, kompania tajvaneze po përpiqet të ruajë veten në botën e telefonave.

Duke pasur parasysh të gjithë këtë, nuk është lajm i papritur që HTC planifikon të reduktojë më tej portofolin e saj në 2018.

Raporti i DigiTimes zbulon se kompania planifikon të përqendrohet në vetëm një telefon premium dhe disa modele mesatare vitin e ardhshëm.

Një nga këto telefona mund të prezantohet gjatë konferencës së CES 2018, ku mund të shohim një model më të fundit të HTC U11 +. HTC nuk është i vetmi në fokusimin në fusha tjera. Sony po ashtu ka ulur fokusin e tij në tregun e SHBA-së, Kinës dhe Indisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat