Motorola: Më 2 gusht prezantojmë celularin revolucionar - Bota Sot
Motorola: Më 2 gusht prezantojmë celularin revolucionar

Mobile

Motorola: Më 2 gusht prezantojmë celularin revolucionar

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Motorola ka njoftuar një konferencë në fillim të gushtit ku do të prezantojë “diçka të madhe”.

Mendohet se kompania do të zbulojë një celular të ri. Në një prononcim për “The Verge”, Motorola tha se e reja “do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit e përdorin telefonin e tyre”.

Sipas Motorolës, do të prezantohet një “mënyrë krejtësisht e re e të lidhurit”, një shprehje e ekzagjeruar ndoshta për disa shtesa në “smartphone”-n e ri.

Konferenca do të mbahet në Çikago, në datën 2 gusht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera