Android P në gusht vjen në telefonat e Nokia-s

Mobile

Android P në gusht vjen në telefonat e Nokia-s

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 17:01
Ilustrim

HDM Global është një nga prodhuesit e rrallë të telefonave, i cili konfirmoi se të gjitha modelet aktuale të kompanisë do të përditësohen në versionin më të ri operativ Android P kur Google zyrtarisht të publikojë platformën.

Google ka bërë të ditur se ky version do të ndodhë diku gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018, përkatësisht në muajin gusht Android P mund të arrijë në Pixel, dhe së shpejti edhe në pajisjet e Nokia-s, transmeton KosovaPress.

Kjo konfirmohet nga një raport i kohëve të fundit, i cili citon korrespondencën e emailit në mes të përdoruesit të telefonit të mençur Nokia dhe Nokia Mobile Care.

Ndonëse Android P Developer Preview është aktualisht në dispozicion vetëm për Nokia 7 Plus, kompania finlandeze ka në plan të nxjerrë versionin përfundimtar për të gjithë telefonat e tij që nga gushti. 

Mbetet për t'u parë nëse HMD Global me të vërtetë do të ketë sukses në përgjigjen ndaj kësaj sfide dhe përditëson telefonat e saj Nokia në Android P pothuajse në të njëjtën kohë kur softueri arrin në linjën e modelit Pixel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat