Nokia X6 lansohet globalisht këtë muaj si Nokia 6.1 Plus

Mobile

Nokia X6 lansohet globalisht këtë muaj si Nokia 6.1 Plus

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 07:42
Nokia X6

Pas disa muajsh spekulime, është konfirmuar se Nokia X6 do të fillojë të arrijë në tregjet tjera jashtë Kinës nga 19 korriku.

Ky smartfon, i cili globalisht do të ketë emrin Nokia 6.1 Plus, do të lansohet fillimisht në Hong Kong ndërsa në tregjet tjera pritet të arrijë së shpejti.

Ashtu siç pritej, smartfoni i ri është identik me modelin kinez kur është fjala për specifikat dhe dizajnin. Kjo nënkupton se ekrani 5.8-inç me prerje (notch) do të vijë së bashku me xhamin mbrojtës dhe dy kamera në pjesën e pasme.

Globalisht, procesori Snapdragon i këtij smartfoni vjen në kombinim me 4 ose 6 GB të RAM memories.Versioni me 4 GB do të jetë në dispozicion me 32 ose 64 GB memorie të brendshme, ndërsa versioni tjetër me 64 GB. Po ashtu Nokia 6.1 Plus do të punojë me sistemin operativ Andriod 8.1 Oreo.

Momentalisht, ende nuk është e qartë se si planifikon HMD Global të zgjerojë shitjet e Nokia 6.1 Plus përreth globit. Megjithatë, skema e përdorur për emërtim konfirmon se Nokia X5, i cili javën e ardhshme do të arrijë në Kinë, do të lansohet globalisht si Nokia 5.1 Plus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat