Lëshohet iOS 11.4.1 për iPhone dhe iPad

Mobile

Lëshohet iOS 11.4.1 për iPhone dhe iPad

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 08:46
iOS 11.4.1 për iPhone dhe iPad

Apple dje ka lëshuar iOS 11.4.1 për iPhone dhe iPad, sigurisht jo për të gjitha pajisjet.

Versioni më i ri i iOS nuk sjell risi të mëdha përveç përmirësimit të disa të metave në versionin e mëhershëm.

Sipas Apple, iOS 11.4.1 rregullon veçorinë ‘Find My Airpods’ e gjithashtu përmirëson procesin e sinkronizimit e Mail, Contacts, Notes.

Sigurisht, iOS 11.4.1 nuk do të funksionoj dhe nuk do të mund të shkarkohet në të gjitha pajsisjet për arsye se iPhone e ka pranuar strategjinë e brendshme për të pamundësuar përditësimin e smartfonëve më të vjetër se 2, 3 ose 4 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat