Samsung Galaxy Note 9 vjen me një çmim rekord

Mobile

Samsung Galaxy Note 9 vjen me një çmim rekord

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 16:39
Galaxy Note 9

Galaxy Note 9 do të prezantohet në gusht. Një rrjedhje tani zbulon çmimet e smartfonëve të ardhshëm.

Siç është raportuar nga winfuture , duke përmendur shitësit europianë, Galaxy Note 9 pritet të godasë tregun në Evropë me kapacitete magazinimi prej 128 dhe 512 gigabajt . Një model me 256 gigabajt nuk do të ekzistojë në tregun evropian.

Galaxy Note 9: çmimet si Apple

Modeli më i lartë me 512 gigabajt do të kushtojë 1250 euro dhe versioni bazë me 128 gigabajt do të kushtojë 1000 euro.

Edhe fotografitë e para të smartphonit tashmë kanë rrjedhur dhe kjo dëshmohet kur bosi i Samsung DJ Koh shihet duke e bajtur atë në dorë në një ngjarje në Nju Jork.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat