Note 10 me baterinë më të mirë në treg

Mobile

Note 10 me baterinë më të mirë në treg

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 07:40
Note 10

Sistemi operues i këtij modeli është  Android 8.1 Oreo, me mbështetje për mbushje të shpejtë (Fast Charging).

Note 10 është i pajisur me ekran Full HD si dhe AMOLED me madhësi 6.95 inç, me rezolucion prej 1080 x 2220 pikselë.

Ky model mbështet standardin HDR10 dhe ka një mbulim me ngjyra NTSC prej 115 për qind, njofton T3.

Pajisja posedon çipin Kirin 970, në versionet me 6GB ose 8GB RAM, ndërsa hapësira e brendshme e ruajtjes vjen në variantet 64GB dhe 128GB për një model prej 6GB RAM, ose 128GB për modelin me 8GB RAM.

Telefoni ka kamerë kryesore 24MP dhe atë sekondare me 16MP, derisa ajo kamera e përparme ka 13 mega pixel.

Përpos këtyre cilësive Note 10 karakterizohet edhe nga një pamje e jashtme shumë e bukur.

Note 10 zyrtarisht është prezantuar në Kinë, ndërsa më 31 gusht do të lansohet në variantet në Midnight Black (e zezë e errët)  dhe Phantom Blu (e kaltër).

Shifrat e blerjes do të fillojn nga  410 dollarë për modelin 6GB/64GB, pastaj 470 dollarë për modelin 6GB/128GB, si dhe rreth 530 dollarë për modelin 8GB/128GB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat