Interesimi i madh nga prodhues të smartfonëve për Android Pie

Mobile

Interesimi i madh nga prodhues të smartfonëve për Android Pie

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 09:13
Android Pie

Përditësimi më i fundit 9.0 Pie i sistemit operativ Android është lansuar këtë javë dhe prodhuesit e ndryshëm të smartfonëve tashmë kanë filluar përditësimet e tyre.

Kompania e njohur Sony duket se është e para që do të lansojë përditësimin e saj më këtë sistem operativ. Ajo, pritet të lansojë përditësimin e ri në fillim të muajit të ardhshëm.

Sony, po ashtu, ka thënë se gjashtë smartfonët e saj do të përditësohen me sistemin operativ më të fundit dhe më të mirë të Googlet, Ato janë:

Xperia XZ2

Xperia XZ2 Compact

Xperia XZ2 Premium

Xperia XZ1

Xperia XZ1 Compact

Xperia XZ Premium

Gjithashtu, edhe prodhuesi tjetër i njohu HTC ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter se do të përditësojë katër smartfonët e saj me Android 9.0 Pie

Siç mund të shohim, modeli U12+ është i pari në listë së bashku me U11+, U11 dhe U11 Life.

Modelet U Ultra dhe U Play nuk duken në listë, por ndoshta ka ende shpresë që edhe këto të dy të përfshihen në valën e përditësimeve.

HTC, po ashtu, ende nuk ka zbuluar se kur do të përditësohen këta smartfonë me Android 9.0 Pie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat