LG me telefon të mençur 5G më 2019

Mobile

LG me telefon të mençur 5G më 2019

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 22:59
LG 5G

Sprint do të punojë me kompaninë jugkoreane LG për lansimin e një telefoni të mençur 5G në fillim të vitit të ardhshëm.

Njoftimi i operatorit të telefonisë amerikane nxjerr në pah përdorimin e teknologjisë Massimo MIMO si pjesë e strategjisë 5G që do të mbështesë telefoni i ri i LG, emri i të cilit ende nuk dihet.

Është diçka që kompania tashmë po ndërton në Atlanta, Çikago, Dallas, Hjuston, Los Anxhelos dhe Uashington, si pararendës për rrjetin 5G.

Sprint nuk është rrjeti i vetëm që fillon të vendosë bazat për 5G. Motorola ka premtuar tashmë një 5G Moto Mod për Moto Z3 që do të mbështesë rrjetin e ardhshëm të Verizon në vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat