Nokia do të zbulojë ‘telefonin më të shumëpritur’ më 21 gusht

Mobile

Nokia do të zbulojë ‘telefonin më të shumëpritur’ më 21 gusht

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 06:56
Nokia 9

Nokia ka njoftuar përmes Twitterit se gjanë një ngjarje të martën e ardhshme do të lansojë, siç e quan ajo, “një nga telefonat më të shumëpritur”. Ndërsa kjo tingëllon gjysmë-misterioze, besohet se pajisja e re mund të jetë telefoni i ardhshëm i avancuar i kompanisë, Nokia 9.

Gjithashtu, besohet se ky smartfon i ri i Nokias do të jetë në dispozicion me procesor të teknologjisë së fundit, Snapdragon 845, dhe sipas disa spekulimeve të mëparshme, ai pritet të vijë me ekran OLED. Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë Nokia 9 mund të vendoset krahas Samsung Galaxy S9 dhe iPhone X jo vetëm për kah cilësia por edhe për çmim.

Një veçori tjetër që pritet të ketë Nokia 9, është skaneri për gishta i vendosur nën ekran. Edhe pse ky skaner mund të gjendet në disa pajisje të fundit të avancuara, Nokia i ri mund të jetë i pari që do ta ketë këtë lloj skaner, shkruan Phone Arena.

Faktori i madh për suksesin e pajisjes së re të Nokias, do të jenë kamerat e saj. Kur njerëzit paguajnë çmime enorme, ata presin më të mirën, kështu që pritet që Nokia të ofrojë diçka të tillë. Së fundmi është raportuar se Nokia 9 do të ketë kamerën kryesore të dyfishtë, por a do të presim që të vijë me tre kamera në pjesën e pasme? Do të duhet të presim deri të martën e ardhshme, më 21 gusht.

Njëjtë sikurse të gjitha telefonat e brendit Nokia nga kompania HMD Global, edhe Nokia 9 do të punojë me sistemin operativ Android dhe pasi që mësuam datën e lansimit, ai me shumë gjasë do të punojë me përditësimin e fundit të këtij sistemi operativ – Android 9 Pie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat