Apple do t'i prezantojë modelet e reja të iPhone më 12 shtator

Mobile

Apple do t'i prezantojë modelet e reja të iPhone më 12 shtator

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 20:31
Ilustrim

Tash për tash gjithçka sinjalizon se modelet e reja të telefonave të mençur të Apple do të prezantohen këtë ditë. Priten tri iPhone të rinj.

Adhuruesit e produkteve të Apple tashmë mund ta rrethojnë datën 12 shtator 2018 në kalendarët e tyre.

Në këtë ditë, sipas informatave më të fundit, gjiganti teknologjik nga Kalifornia do t'i prezantojë modelet e sivjetme të iPhone.

Megjithatë, vetë Apple nuk e ka konfirmuar këtë datë zyrtarisht.

Por, mediat amerikane janë njoftuar nga prodhues të aksesorëve të ndryshëm për iPhone se 12 shtatori është data kur do të zbulohen modelet e reja të iPhone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat