Samsung së shpejti sjell dy Galaxy J Prime të rinj

Mobile

Samsung së shpejti sjell dy Galaxy J Prime të rinj

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 08:01
Galaxy J Prime të rinj

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, është duke përgatitur dy smartfonë të rinj Android për këtë vjeshtë, versionet e përmirësuara të modeleve aktuale: Galaxy J4 dhe Galaxy J6.

Dallimi kryesore mes modeleve aktualë dhe atyre të ardhshëm, përveç emrave të tyre, është edhe procesori.

Ndërsa Galaxy J4 dhe J6 kanë procesor Exynos, Galaxy J4 Prime dhe J6 Prime supozohet se do të vijnë me procesorët Snapdragon. Po ashtu, ata do të punojnë me versionin pak më të ri të sistemit operativ Android.

Është e vërtetë se nuk do të vijnë me Android 9 Pie, por së paku me Android 8.1 Oreo në vend të Android 8.0 Oreo.

Është mësuar se këta smartfonë të rinj do të jenë në dispozicion fillimisht në Holandë dhe Vietnam, por nuk i dihet me saktësi se kur do të jenë në dispozicion ndërsa sa i përket çmimit ato thuhet se do të kushtojnë jo më shumë se 200 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat