Ice Universe: Galaxy S10+ do të vijë me rrjet 5G - Bota Sot
Ice Universe: Galaxy S10+ do të vijë me rrjet 5G

Mobile

Ice Universe: Galaxy S10+ do të vijë me rrjet 5G

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 07:31
Galaxy S10+

Ne tashmë e dimë se Galaxy S10 i Samsung do të redizejnohet plotësisht dhe përmirësimet janë të fokusuara në konkurrencën ndaj iPhone X dhe shumë të pritura. Por është veçoria kryesore e telefonit që ka gjasa të marrë shumicën e thashethemeve të njerzve, dhe informacioni i ri i brendshëm ka zbuluar detaje të mëtejshme.

Ky burim është Ice Universe, gjithnjë i frytshëm me informata të sakta. Duke rrjedhur me sukses Galaxy S9 dhe Note 9 tashmë këtë vit, IU thotë se “Galaxy S10 shton një version 5G, bazuar në Beyond 2 dhe duke shtuar një baseband 5G”, shkruan Forbes.

Ndërsa zakonisht të përpiktë në informata, ky informacion nga IU është arsye për festim edhe shqetësim. Ndërsa konfirmimi se Samsung do të zbatojë funksionalitetin 5G të njoftuar kohët e fundit nga Qualcomm është me karakter të festimit, Ice Universe sugjeron se mund të jetë i kufizuar.

‘Beyond 2’ është emri i koduar nga Samsung për Galaxy S10 +, ndërsa ‘Beyond 1’ është Galaxy S10 dhe ‘Beyond 0’ është modeli i ri i lirë. Kështu, mund të ndodh se Samsung do të kufizojë mbështetjen e 5G për Galaxy S10 + më të madh.

Një veprim i tillë ka potencialin për të shpaguar Samsung, duke çuar më shumë përdorues në modelin më të shtrenjtë. Natyrisht, është krejtësisht e mundshme që Ice Universe të ketë informacion vetëm për Galaxy S10 + në këtë fazë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera