Nokia bën gati dy telefona të rinj

Mobile

Nokia bën gati dy telefona të rinj

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 13:24
Nokia

Nokia është duke punuar në lansimin e dy telefonave të rinj që pritet të kenë performanca më të fuqishme.

Në dy fotografi jo zyrtare, të publikuara në internet, shihet Nokia 9 dhe Nokia X7 që pritet të ketë procesorin Snapdragon 710.

Në këto fotografi shihet vetëm ekrani i tyre prej xhami dhe vërehet se kanë hapësirë të mjaftueshme për kufjet dhe sensorët e kamerave.

Nokia X7 është më i trashë dhe raportohet se do të ketë çmim më të lirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat