iPhone ‘i lirë’ nga Apple nuk do të dal në shitje deri në tetor

Mobile

iPhone ‘i lirë’ nga Apple nuk do të dal në shitje deri në tetor

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 08:18
iPhone i ri

Raportet që u shfaqën disa muaj më parë spekuluan se Apple mund të përballet me probleme të furnizimit me ekranet LCD, pasi furnizuesi Japan Display kishte nivele të ulëta në prodhimin e kësaj teknologjie, sipas The Verge. Por mund të jetë më e komplikuar se kaq.

“Gjithçka që kemi dëgjuar, është për probleme në anën e softuerit”, tha Ryan Reith, zëvendëspresident i IDC për hulumtimin në pajisjet mobile.

“Ka shumë programe të përfshira në ekranin LCD, pasi është i pari [ekran LCD] me një nivel dhe ekran të plotë. Apple nuk morri mjaftueshëm njësi nga këto ekrane. Ka hasur probleme të minutës së fundit me prodhuesit, “shtoi ai.

Krijuesi i iPhone është dashur të ndryshoj ekranin LCD përmes inxhinierisë softuerike për të marrë pamjet vizuale në strukturën e saktë, tha Reith.

Sidoqoftë, disa ekspertë nuk besojnë se pritja më e gjatë do të pengojë konsumatorët e ndjeshëm ndaj çmimeve nga blerja e iPhone XR, pasi ndryshimi në koston mes këtij telefoni dhe XS-së apo XS Max-it është i rëndësishëm.

“Për konsumatorin mesatar, produktet do të duken të njëjta nga jashtë dhe iPhone LCD me çmim më të lirë është një pajisje vërtet e këndshme në pamje ” deklaroi për The Verge, analisti senior nga Canalys, Ben Stanton.

Sido që të jetë, është një situatë e favorshme për Apple, pasi pronarët e iPhone që planifikojnë një përmirësim të telefonit të tyre mund edhe të përfundojnë duke blerë një pajisje të re, pa marrë parasysh se çfarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat