Apple: Telefoni i ri është i shtrenjtë

Mobile

Apple: Telefoni i ri është i shtrenjtë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 09:19
iPhone XS

Apple ka pranuar se telefoni i ri i kompanisë, iPhone XS, ka çmim të lartë.

Telefoni i ri, që çmimin fillestar e ka 1000 dollarë, u lansua pak ditë më parë.

Shefi i kompanisë, Tim Cook, gjatë intervistës në “Good Morning America”, ka thënë se “klientët po duan të kenë produktet më inovative të mundshme dhe këto nuk janë lirë që të bëhen”.

Ai shpjegoi se për shkak të avancimeve teknologjike, kompania nuk mund të përfitojë nëse shet pajisje me çmim më të lirë.

Por këtë e ka arsyetuar me fjalët se një iPhone s’është vetëm për komunikim, por me të janë zëvendësuar kamerat dhe kasetofonat, si dhe shumë produkte tjera.

iPhone XS del në shitje më 21 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat