Samsung do të lansojë telefonin e parë me katër kamera këtë vit

Mobile

Samsung do të lansojë telefonin e parë me katër kamera këtë vit

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:30
Telefoni nga Samsung

Samsung ka filluar një revolucion të ri. Disa nga ndryshimet që priten do të prezantojnë karakteristikat e telefonave premium në telefona mesatar, dhe tashmë po fillojmë t’i shohim ato.

Imazhet e rrjedhura të Samsung Galaxy A7 (2018) kanë zbuluar disa informacione shumë të rëndësishme. Ne mund të shohim se ky telefon do të ketë një aparat fotografik të trefishtë.

Kjo do të konfirmojë thashethemet që deklaruan se Samsung do të nisë një aparaturë me katër kamera këtë vit pasi që pajisja ka poashtu një kamerë selfie. A7 shfaq një sensor gjurmë gishtash, por nuk do ta marrim atë në ekran.

Kjo pajisje ka një sensor të montuar të gishtave në pjesën anësore. Gjithashtu përfshin një procesor Exynos 7885, 6GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtëse. Galaxy A7 pritet të prezentohet më 11 tetor, prandaj tani nevojitet vetëm një datë lansimi dhe konfirmim zyrtar. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat