Zbulohen ngjyrat në të cilat do të lansohen modelet Galaxy S10

Mobile

Zbulohen ngjyrat në të cilat do të lansohen modelet Galaxy S10

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 08:20
Galaxy S10

Samsung Galaxy S10 do të dalë brenda qerekut të parë të vitit të ardhshëm.

Telefoni, i cili Samsung po pregatit kundër treshes së Apple, do të jetë një telefon i ridizajnuar me shumë specifika dhe veçori të reja.

Por një gjë për të cilën shumica prej nesh nuk mendojmë shpesh është konfirmuar së fundmi: tani e dimë se çfarë opsione të ngjyrave Samsung do të sjell Galaxy S10.

Sipas kësaj rrjedhje, Galaxy S10 do të jetë në dispozicion në opsionet e ngjyrave: të zezë, të bardhë, të gjelbër, argjendtë dhe rozë.

Ngjyra standarde, kryesisht. Megjithëse përfshirja e ngjyrës rozë është mjaft e pazakontë, sidomos për një telefon Samsung. Normalisht, skemat e ngjyrave janë shumë konservatore.

Gjithashtu mësuam pak më shumë rreth zgjedhjes së procesorit të Samsung për Galaxy S10 gjithashtu: “Galaxy S10 pritet të paketojë procesorë 7nm të prodhuar nga Samsung dhe Qualcomm,” vëren BGR, “duke përfshirë Exynos 9820 dhe Snapdragon 855/8150. NPU ka të ngjarë të jetë një nga pikat kryesore të këtyre çipave të ri sepse Samsung do të dëshirojë të krahasojë AI kundrejt Apple dhe Huawei “.

Tani për tani ekzistojnë vetëm dy procesorë 7nm; Apple A12, brenda iPhone XS MAX dhe Kirin CPU i Huawei, që do të fuqizojë Mate 20 Pro.

Kjo lëvizje tregon se marrëdhëniet e Samsung me Qualcomm nuk tregojnë shenja të dobësimit.

Samsung Galaxy S10 do të ketë një lansim gjatë Q1 2019 dhe pritet të ketë çmim në përputhje me iPhone XS dhe XS Max të Apple, që do të thotë se do të jetë shumë më i shtrenjtë se Galaxy S9.

Gjithsej do të ketë tre modele; dy versione EDGE, dhe një standard (që ka të ngjarë të jetë opsioni më i lirë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat