Google prezanton telefonin e zgjuar që bën selfie më cilësore se iPhone XS

Mobile

Google prezanton telefonin e zgjuar që bën selfie më cilësore se iPhone XS

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 23:57
Ilustrim

Google ka zbuluar prurjet e saj të reja të pajisjeve duke përfshirë këtu telefonat e saj, Pixel 3 dhe Pixel 3 XL, një tabletë të ri të quajtur Pixel Slate si dhe një folës i mençur me një ekran të quajtur Home Hub.

Veç të tjerave, celulari i ri, Pixel 3 përfshin karakteristika të AI-së që i mundësojnë telefonit që t’iu përgjigjet vetë thirrjeve, duke zhdukur kështu robocall-at dhe duke përkthyer mesazhe nëse një përdorues është i zënë, së bashku me një lente me kënd të gjerë për “superselfie”.

Për blerësit kudo në botë telefonat mund të porositen duke filluar nga 1 nëntori.

Sa i përket kamerës, Google ka shpjeguar funksionin e ri “Super Res Zoom”, i cili merr disa foto njerëherësh dhe më pas i bashkon të gjitha duke formuar një imazh të vetëm pa zhurma. Më pas mekanizmi përdor përpunimin e imazhit për t’ju  sugjeruar foton më të mirë nga “buqeta” e fotove.

Pixel 3 vjen edhe me opsionin e quajtur ‘Night Sight’, i cili përmirëson fotografitë e marra në kushte të dritës së zbehtë.

Pjesa me të cilën kompania “mburret” është kamera frontale që sipas kompanisë mund të kapë “super-selfie” me një kënd të gjerë.

Opsioni i quajtur Group Selfie Cam, shton një kamerë të dytë në pjesën e përparme që kap 184% më shumë “skenë” sesa iPhone XS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat