Telefoni i lojërave, Razer Phone 2, lansohet zyrtarisht

Mobile

Telefoni i lojërave, Razer Phone 2, lansohet zyrtarisht

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:46
Razer Phone 2

Koncepti i telefonave të lojërave është një gjë e çuditshme, sepse pjesa më e madhe e këtyre telefonave kanë tendencë të sjellin të njëjtat karakteristika të larta, të ngjashme me telefonët e tjerë premium. Megjithatë, nëse ka një avantazh të madh telefoni i sapo-lansuar Razer Phone 2, do të ishte ekrani i pajisjes.

Ashtu si paraardhësi i tij, Razer Phone 2 do të shfaqë një ekran me një frekuencë 120Hz. Kjo e bën atë të vetmin telefon që shfaq një ekran të tillë.

Poashtu, Razer Phone 2 duket se po mban të njejtën madhësi dhe rezolucion të ekranit. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, por kur shohim prodhuesit e telefonave si Samsung dhe Apple që kalojnë kufirin prej 6 inç, është e vështirë të mos krahasohen.

Karakteristikat e tjera harduerike të Razer Phone 2 përfshijnë një procesor Qualcomm Snapdragon 845, 8GB RAM, 64GB UFS dhe një kartelë microSD që do të mbështesë zgjerimin e memories. Razer gjithashtu ka përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë të telefonit, duke pretenduar se do të rrisë atë për 10 orë, edhe në një frekuencë 120Hz.

Ekziston edhe përkrahje për ngarkimin pa tela dhe do të përfshijë gjithashtu një kamera të re 12MP me kënd të gjerë, së bashku me 12MP lente telefoto.

Para-porositë për Razer Phone 2 do të fillojnë më 11 tetor, ku përdoruesit mund ta blejnë atë në një model Mirror Black ose Satin Black për 799 $.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat