‘SuperVOOC’, bateria karikuese më e fuqishme në botë, ja sa shpejt ua mbush baterinë e telefonit tuaj

Mobile

‘SuperVOOC’, bateria karikuese më e fuqishme në botë, ja sa shpejt ua mbush baterinë e telefonit tuaj

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 17:26
Ilustrim

Kompania kineze, Oppo, e cila është përgjegjëse për një nga telefonat më të mirë të vitit 2018 ka krijuar edhe një zgjidhje për karikim të shpejtë të telefonit.

‘SuperVOOC’ është pajisja e cila bazohet në teknologji të fuqishme që është në gjendje të karikojë një bateri telefonike prej 3700 mAh në vetëm 35 minuta falë prodhimit të saj prej 50W.

Aksesori prej 10,000 mAh është i aftë të nxjerrë 50W të fuqisë në 10V/5A dhe është në gjendje që brenda 45 minuta të mbushë një bateri prej 4200 mAh.

Vegla e re e telefonit tuaj nga Oppo, kushton rreth 58 dollarë.

Ajo tani për tani nuk do të jetë në dispozicion jashtë Kinës dhe nuk dihet nëse do të jetë ndonjëherë, por sigurisht kjo është një ide e jashtëzakonshme që të tilla bateri të kemi më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat