Njihuni me telefonin më të shëmtuar në botë - Bota Sot
Njihuni me telefonin më të shëmtuar në botë

Mobile

Njihuni me telefonin më të shëmtuar në botë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Shëmtia nuk ka të bëjë aspak me pamjen, por me "prerjet" në ekran. Shikoni se çfarë është kjo.

Sharp AQUOS R2 është quajtur telefoni më i shëmtuar në botë, pasi ka dy "dhëmbë". Njëri  është poshtë, më i madh, ku ka një skaner për gjurmë gishtërinjsh, përmes të cilit menaxhon telefonin, dhe një më të vogël, sipër, në të cilin ndodhet kamera për të zhbllokuar telefonin. 

Përveç se është "i shëmtuar" për shkak të prerjeve të dyfishta, ky telefon është me të vërtetë i fuqishëm. Ka ekran IGZO prej 120 Hz, një diagonale 5.2 inç dhe një rezolucion 1.080 x 2.280 pikselë.

Ky ekran i fuqishëm HDR10 mbrohet nga qelqi Gorilla Glass 3. Brenda ka procesor Snapdragon 845, 4GB RAM dhe 64GB memorie, e cila mund të zgjerohet me një kartë microSD deri në 512GB, me sistemin më të fundit operativ Android Pie 9.0. 

Ky model ka edhe një 3.5 mm audio dhe mbështetje për teknologji Dolby Atmos, dhe për t'u lidhur me pajisje të tjera dhe mbushur përdor USB input Type-C, i cili është i mbrojtur kundër depërtimit të lëngjeve dhe pluhurit (IP68).

Zhgënjyese është kapaciteti i baterisë prej vetëm 2,500 mAh. Telefoni vjen me "vetëm" dy kamera – për selfi me 8 MP dhe mbrapa me 22.6 MP, OIS stabilizim dhe HDR për video dhe foto. 

Aktualisht, Sharp AQUOS R2 kompakt shitet vetëm në Japoni dhe nuk ka asnjë indikacion se ai do të vijë në Kosovë, të paktën jo zyrtarisht.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...