Shfaqen planet e Oppo për telefon të palosshëm

Mobile

Shfaqen planet e Oppo për telefon të palosshëm

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 16:52
Dizajni i Oppo

Duket se Samsung nuk do të jetë vetëm në lansimin e një telefoni të palosshëm në të ardhmen. Sipas një raporti të kohës së fundit nga Mobielkopen, duket se Oppo mund të ketë plane për të lansuar një pajisje të ngjashme, ku për pjesën më të madhe duket të ndjekë konceptin që ndjekin shumica e telefonave të palosshëm.

Dizajni i Oppo për një telefon të palosshëm është i ngjashëm në koncept me atë që tregoi Samsung në SDC, ku kur pajisja është e palosur, vepron si telefon, por pastaj mund të shpaloset për t’u bërë një tablet.

Kjo duket të jetë drejtimi që shumica e prodhuesve të telefonave të mençur duket se po marrin në lidhje me pajisjet e palosshme, kështu që nuk është e çuditshme që Oppo të adoptoj një koncept të ngjashëm.

Kjo nuk është hera e parë që kompania ka patentuar një ide për një telefon të palosshëm. Në një patentë nga viti i kaluar, dizajni i telefonit të palosshëm i Oppo-s ishte i ndryshëm, ku ishte i palosur nga lart poshtë, në krahasim me palosjen nga e majta në të djathtë.

Kjo nuk është edhe hera e parë që kemi dëgjuar që Oppo janë të interesuar për pajisjet e palosshme. Në fillim të këtij viti ka pasur raporte që tregojnë se Oppo dhe Xiaomi ishin të interesuar të hynin në tregun e telefonave të palosshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat