SHBA-ja dëshiron që edhe shtetet e tjera të ndalojnë së përdoruri pajisjet e Huawei: Spiunojnë

Mobile

SHBA-ja dëshiron që edhe shtetet e tjera të ndalojnë së përdoruri pajisjet e Huawei: Spiunojnë

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 12:37
Huawei

Pasi SHBA ka ndalur shitjen e pajisjeve nga Huawei në këtë shtet e u ka ndaluar zyrtarëve shtetëror që të përdorin pajisje nga Huawei e ZTE, ata tani janë duke dëshiruar që as aleatët e saj të mos përdorin pajisjet e firmës Kineze.

Sipas raportimeve të fundit, SHBA tashmë ka kontaktuar Gjermanin, Italinë, Japoninë e shumë shtete të tjera për të ndaluar shitjen e përdorimin e pajisjeve të Huawei.

Tashmë edhe Australia ka ndaluar pajisjet nga Huawei.

Shefi i FBI, Christopher Wray, ka shpjeguar se themeluesi i Huawei’t, Ren Zhengfei është ish-oficer i Ushtrisë Liberale të Popullit Kinezë, e nga shitja e tyre rrezikohet që ky gjigant teknologjikë të ketë kontroll të madh mbi njerëzit e qeveritë sepse mund të kryej spiunazh pa u diktuar fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat