Nagatomo: Kam qenë në rrezik ta humbisja jetën

Futboll

Nagatomo: Kam qenë në rrezik ta humbisja jetën

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:03
Nagatomo

Mbrojtësi japonez kujton goditjen që ka marrë në gjoks para një muaji.

Në ndeshjen e 24 tetorit midis Galatasaray dhe Schalkes të luajtur në Turqi, që u mbyll në barazim pa gola, Yuto Nagatomo përjetoi një moment të frikshëm.

Japonezi që luan me klubin nga Stambolli mori një goditje në gjoks, që rrezikoi t’i merrte jetën.

Ai tregon se mjeku i kishte sugjeruar të shkonte menjëherë në spital, përndryshe do të ishte në rrezik për jetë.

“Pas ndeshjes kundër Schalkes mjeku më tha të shkoja menjëherë në spital. Përndryshe, do të kisha rrezikuar  jetën time”, deklaroi Nagatomo. “Tani jam shumë më mirë dhe gjendja po përmirësohet”.

Që nga ajo ndeshje Nagatomo nuk ka luajtur më asnjë minutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat