OnePlus, jo Samsung, do të sjell telefonin e parë me procesorin e ri, Snapdragon 855

Mobile

OnePlus, jo Samsung, do të sjell telefonin e parë me procesorin e ri, Snapdragon 855

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:32
Takimi i sotëm Qualcomm Snapdragon Technology në Hawaii

CEO i OnePlus, Pete Lau, mori pjesë në takimin e sotëm Qualcomm Snapdragon Technology në Hawaii për të bërë një njoftim të habitshëm: pajisja e parë për tregun botëror me procesorin më të ri Qualcomm Snapdragon 855 do të prodhohet nga OnePlus.

Ndërsa pajisjet e OnePlus tradicionalisht paraqesin procesorin më të fundit dhe më të ri Snapdragon, nderi i të qenit i pari në treg zakonisht shkon tek Samsung, kryesisht me serinë e Galaxy S.

Lau nuk shpjegoi se çfarë, saktësisht, ky telefon OnePlus do të jetë. Nëse do të jetë i pari në treg me procesorin më të ri SP, kjo do të thotë se do të lansohet përpara Samsung Galaxy S10, i cili pritet të shfaqet në fund të shkurtit.

Kjo do të ishte shumë herët për të njoftuar një telefon të ri OnePlus, duke konsideruar OnePlus 6T që u lansua vetëm në fund të tetorit.

Ndoshta telefoni OnePlus me Snapdragon 855 do të jetë telefoni i bazuar në 5G, i paralajmëruar në fillim të këtij viti. Në fakt, një njoftim për shtyp i OnePlus dërguar tek Android Authority konfirmoi se telefoni i parë tregtar 5G që ateron në Evropë do të jetë gjithashtu një pajisje OnePlus.

Nuk mund të thuhet me siguri, por është një bast i mirë që OnePlus do të nxjerrë një telefon me Snapdragon 855 dhe 5G në Evropë dhe ndoshta vende të tjera, përpara fundit të shkurtit.

Kjo pajisje e pavarur nuk do të ishte OnePlus 7, por një linjë e re telefonash nga kompania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat