Patenta më e re e Samsungut e përshkruan telefonin pa korniza fare

Mobile

Patenta më e re e Samsungut e përshkruan telefonin pa korniza fare

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 14:18
Samsung

Një nga telefonat e ardhshëm të Samsungut mund ta ketë një ekran që është krejtësisht pa korniza rreth ekranit.

Anësoret e telefonit do të përdoren si ekrane shtesë me kontrolle me prekje, gjë që Samsungu tashmë e ka prezantuar përmes modeleve premium Galaxy Edge. Fotot e patentës për këtë pajisje kohët e fundit janë vërejtur në listingun e WIPO (World Intellectual Property Organization), ndërsa ato na i sjellë edhe LetsGoDigital.

Dokumentacioni përshkruan se ekrani i telefonit është fleksibil, por nuk ka detaje për anësoret e pajisjes përveç asaj që shihet në skica. Ajo që patenta e sugjeron është se mikrofoni, kamera e përparme dhe sensorët do të vendosen poshtë ekranit.

Gjithashtu, si duket telefoni nuk ka as kyçje për kufje dhe as port USB Type-C, që do të thotë se do të mbushet vetëm pa tel. Natyrisht, meqë bëhet fjalë vetëm për patentë, disa nga këto komponente mund të jenë hequr me dashje, sepse nuk kanë rëndësi në këtë rast.

Patenta e Samsungut zbulon edhe se ekrani i telefonit mund të ketë formate të ndryshme, duke përfshirë drejtkëndëshin dhe poligonin. Renderët e telefonit i ka krijuar sajti LetsGoDigital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat